Zgjedhjet e Forumit Rinor trazuan ujërat në selinë blu, pasi e vetmja strukturë që duhet të tregonte një faqe të re së PD-së së rithemeluar dëshmoi se asgjë nuk ka ndryshuar në raport me votën.
Barbara Doda, ish-kandidate për kreun e FRPD: Gara e forumit rinor duhet të shërbejë si një leksion brenda PD si garat nuk duhen bërë. PD ka nevoje për një ndryshim të thellë thelbësor dhe rrënjësor, por ky ndryshim duhet te nisë me garat, ku duhen garantuar më së paku listat para se re nise garat duhen garantuar drejta dhe barazia dhe unë mendoj se ne garën tonë nuk i patëm.
Barbara dhe Mariglendi ishin dy nga 6 kandidatët të cilëve ju premtua një garë e drejtë dhe e barabartë, por realiteti për të shtunën e votimit rezultoi krejt tjetër. Krahas fotove dhe videove në rrjetet sociale, denoncimi për manipulim të procesit erdhi edhe nga vetë pjesëmarrësit në garë.
Mariglend Doci, ish-kandidat për kreun e FRPD: Më rezulton mbi 700 apo 800 anëtar qe nuk ishin ne lista por janë lejuar janë ne tejkalim moshë mbi 35 vjeç. Në Kurbin kam shkuar te votoj dhe nuk jam lejuar të votoj tek qendra kur kam pasaportizimin dhe nuk jam lejuar. Pas orës 16.00 nga selia e PD janë telefonuar komisionerë që kanë thënë duhet te lejoni simpatitazantët të votojnë vendim absurd që se di kush e ka dhënë.
Por, edhe pse nuk e pranojnë rezultatin, përgjegjësinë nuk e gjejnë tek lidershipi i partisë dhe as tek Sali Berisha.
Mariglend Doci:Nuk kam folur me Sali Berishën, por nuk mund të flas për partinë por thjesht për forumin nëse manipulimi ka ndodhur kjo do ishte gjë e rëndë.
Barbara Doda: Gjithsesi në PD ka të rinj që kanë guxim, qe do i dalin përzot ka të rinj qe vërtetë besojnë në gjërat që thonë dhe nuk kanë frikë ta thonë të vërtetën. Besoj se ky duhet të jetë leksioni numër dy .
Pavarësisht kontestimeve selia blu shpalli rezultati duke mbyllur me shpejtësi debatin pa lexuar siç duhet shqetësimin e kandidatëve, për manipulim të votave, shtim fiktiv të anëtarësisë dhe një garë të pabarabartë. Ndryshimi kësaj radhe është se kur u shpall emri i fituesit, nuk pati duartrokitje.
Top Channel