Brazili do të mbajë rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, në të cilin kandidati i krahut të majtë, Luiz Inácio Lula da Silva do të përballet me kandidatin e të djathtës ekstreme, Jair Bolsonaro, i cili mban aktualisht pozitën e presidentit.
Pas pothuajse të gjitha votave të numëruara, Lula ka fituar 48 për qind të votave, për dallim nga Bolsonaro, 43 për qind – rezultat më i ngushtë sesa është pritur.
Lula nuk ka arritur të fitojë më shumë se 50 për qind të votave valide për të parandaluar rundin e dytë.
Votuesit kanë katër javë kohë për të vendosur se cili prej tyre duhet të udhëheqë Brazilin.
Të dy kandidatë kanë pretenduar fitore të dielën.
Për Lulan – i cili nuk ka garuar në zgjedhjet e vitit 2018, për shkak se ka qenë në burg, i dënuar nën akuzat për korrupsion – ky rezultat përbën kthim dramatik.
Përgjatë fushatës zgjedhor, të dy kandidatët kanë kaluar një kohë të madhe duke akuzuar palën tjetër.
Bolsonaro e ka quajtur Lulan hajn, si referencë për akuzat për korrupsion.
Lula, në anën tjetër, e ka konsideruar Bolsonaron të çmendur.
Top Channel