Drejtori ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk së fundmi në një postim në Twitter shpërndau detaje të reja për Cybertruck. Musk shkroi se kamionçina është mjaftueshëm rezistente ndaj ujit.
Kjo nuk është hera e parë që Musk shkruan për kapacitetet ujore të Cybertruck. Në prill të vitit 2020 Musk tha se Model S ishte gjithashtu i aftë të shndërrohej në ‘barkë’ për periudha të shkurtra kohore, por që ishte diçka që vet kompania nuk ia rekomandonte askujt që ta provonte.
Musk tani bënë të ditur se Cybertruck mund të jetë e aftë që të kalojë lumenj, liqene dhe dete. Musk shprehu gjithashtu se Cybertruck ka nevojë për aftësi të tjera në mënyrë që të kaloj kanalin për ishullin South Padre në Teksas. Prodhimi pritet që të nisë në fillim të vitit 2023.
Rikujtojmë, se Tesla ka ndaluar marrjen e porosive për automjetin e tij të ardhshëm Cybertruck jashtë Amerikës së Veriut. Sipas medieve të huaja, prodhuesi i automjeteve po bën rezervime vetëm për Cybertruck në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë. ‘Reuters’ raporton se Tesla nuk pranoi të komentojë mbi këtë çështje. Shefi Ekzekutiv, Elon Musk ka thënë se Tesla do të nisë prodhimin e Cybertruck vitin e ardhshëm në fabrikën e saj në Austin, Teksas.
Top Channel