Rreth 15 njerëz janë të zhdukur ndërsa tre janë konfirmuar të vdekur pas shembjes së papritur të një ure në shtetin verior brazilian të Amazonës, njoftonin sot zjarrfikësit dhe mediat vendase .
Zjarrfikësit e Amazonas thanë se ishin në kërkim të 15 njerëzve pas shembjes së urës mbi autostradën BR-319 në qytetin Careiro, rreth 62 milje larg kryeqytetit rajonal të Manaus.
Ata shtonin se 14 njerëz ishin plagosur, nga shembja që kishte ndodhur teksa në urë po kalonin disa automjete.
Rrjeti vendas G1 citonte disa dëshmitarë të ndryshëm që thanë se ura kishte pasur një krisje që kishte shkaktuar ngarkim të trafikut, pak para shembjes.
Qeveria rajonale nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave të mediave për informacione.
Top Channel