Një robot i quajtur ‘Cassie’ vendosi rekord Guinness në garën e vrapimit për 100 m duke u bërë droidi i parë me dy këmbë që arrin këtë kohë.

Sipas testuesve, ‘Cassie’ arriti ta kryente garën për 24.73 sekonda, pa u rrëzuar asnjëherë. Megjithatë, kjo kohë është 15 sekonda më e lartë nga rekordmeni njerëzor Usain Bolt, i cili të njëjtën distancë e ka kryer për 9.58 sekonda. Krijuesit e këtij roboti, një grup nga Oregoni u shprehën se ky zhvillim përfaqëson një hap të madh për njerëzimin.

Rikujtojmë, se roboti humanoid Ameca mund të shihet teksa shkel syrin, duke shtrënguar buzët, dujke vrenjtur vetullat dhe duke buzëqeshur në një pasqyrë pasi mori një përmirësim të aftësive të shprehjes së fytyrës. Android-it iu bënë update 12 aktivizues të rinj të shprehisë së fytyrës, një komponent i një makine që kontrollon lëvizjet dhe roboti gati si njeri i tregoi aftësitë e tij para një pasqyre në një video të ngarkuar në YouTube.

Ameca, i cili është një produkt i Engineered Arts me bazë në Mbretërinë e Bashkuar dhe i cilësuar si roboti humanoid ‘më i avancuar në botë’, është parë më parë duke kapur dorën e një studiuesi në një video pasi ai kishte hyrë në ‘hapësirën personale’ të tij. Ndërkaq, një robot i krijuar në Universitetin Stanford në Kaliforni është duke u zhytur deri te mbetjet e anijeve të zhytura dhe aeroplanëve të fundosur në një mënyrë që njerëzit nuk mund ta bëjnë.

I njohur si OceanOneK, roboti u lejon operatorëve të tij të ndihen sikur janë gjithashtu eksplorues nënujorë. OceanOneK i ngjan një zhytësi njerëzor, me krahë, duar dhe sy që kanë pamje 3D, duke kapur botën nënujore me ngjyra të plota. Pjesa e pasme e robotit ka kompjuterë dhe 8 shtytës me shumë drejtime që e ndihmojnë atë të manovrojë me kujdes hapësirat e anijeve të fundosura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA