Ndërron jetë Dorina Kuka, këshilltare në Bashkinë e Tiranës dhe ish-drejtoreshë e shkollës “Ali Demi”

29/09/2022 16:10

Dorina Kuka, këshilltare në Bashkinë e Tiranës dhe ish-drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare “Ali Demi” ka ndërruar jetë në moshën 39-vjeçare.

Këtë vit shkollor ajo  dha dorëheqjen nga posti i drejtoreshës së shkollës për shkak të gjendjes shëndetësore, pasi vuante nga një sëmundje e pashërueshme.

Kryebashkiaku i Tiranës, ErioN veliaj ka reaguar në lidhje me lajmin e hidhur duke u shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes së saj.

 “E hidhur ikja nga jeta e koleges sonë të mirë, Dorina Kuka – mësuese, nënë, aktiviste dhe anëtare shembull e Këshillit Bashkiak! Kontributi i saj bujar për punët e mira të këtij qyteti, do të mbetet! Ngushëllimet më të ndjera familjes!”, shkruan Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA