Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në një takim pune Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim.
Detaje të takimit në Presidencë, kreu I shtetit I bëri të ditur përmes një postimi në rrjete sociale ku shkroi se me ambasadoren amerikane bisedoi për çështje të rëndësishme dhe fusha jetike të bashkëpunimit dypalësh si: energjia, siguria, reforma në drejtësi, sfidat aktuale globale.
“Ditën e sotme pata kënaqësinë të pres në një takim pune Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Sh.S. Znj. Yuri Kim.
Vlerësuam partneritetin strategjik, diskutuam për çështje të rëndësishme dhe fusha jetike të bashkëpunimit dypalësh si: energjia, siguria, reforma në drejtësi, sfidat aktuale globale, etj.
Përsa i përket mandatit të Shqipërisë, në Këshillin e Sigurimit, biseduam për bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm dhe shprehëm vullnetin për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë dhe bashkërenduar qëndrimet në të ardhmen për çështje të interesit të përbashkët.”- shkruan Begaj në rrjete sociale.
Top Channel