Veliaj përuron shkollën “Bashkim Fino”: Këta që jetojnë në vila te Gjiri i Lalzit, pse nuk ikin nga Shqipëria?

27/09/2022 15:34

Erion Veliaj ka ironizuar sërish opozitën sot, kur tha se ata që ankohen më shumë se në këtë vend nuk jetohet, janë pikërisht ata që jetojnë vetë në vilat e tyre pranë bregdetit në Lalëz.

“I dëgjoj këta që thonë në Shqipëri nuk jetohet. A ka vështirësi Shqipëria? Patjetër, por sot lagjja jonë, Shqipëria jonë, është bërë pak më e mirë, se ka një shkollë të re. Unë besoj se gjërat bëhen kur secili punon, kur secili bën të vetën.

Shqipëria, lagjja jonë këtu, është më e mirë se ka një shkollë më të mirë, nxënësit do jenë më mirë se kanë marrë një mësim më shumë. Por, çuditërisht, ata që bërtasin më shumë dhe thonë se në Shqipëri nuk jetohet, janë të gjithë me shtëpi te Gjiri Lalëzit, nuk janë këtu në lagjen tonë. Nuk jetojnë as te “Mihal Grameno”, as te “Depoja Ujit”, as në Qytetin Studenti. Këta që thonë në Shqipëri nuk jetohet janë të gjithë te Gjiri i Lalzit.

Kur të ikë i pari i tyre prej Shqipërisë, atëherë do të bindem se këtu nuk jetohet. Por për sa kohë që asnjë nuk ikën nga Gjiri i Lalzit e për sa kohë që Tiranën e shohin si mish për top, për të na vënë kundër njëri-tjetrit, për të na vënë të kacafytemi me njëri-tjetrin për 5 votat e tyre të qelbura, ne nuk do ta lemë këtë, sepse ne këtu në lagjen tonë të paktën, këtu ku jemi rritur do të themi shkolla është më e rëndësishme se partitë, familja është më re rëndësishme se partitë, komuniteti, lagjja jonë, hapësirat tona janë më të rëndësishme. Nëse e bëjmë këtë, ne do të kemi dhënë një mesazh shumë të fortë,” tha Veliaj gjatë fjalës së tij në inaugurimin e shkollës “Bashkim Fino” në Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA