Së fundmi Apple ka pohuar se ka filluar të prodhojë modelin iPhone 14 në Indi.
Kompania prodhon shumicën e telefonave të saj në Kinë, por ka zhvendosur një pjesë të prodhimit jashtë vendit pasi tensionet rriten midis Washingtonit dhe Pekinit.
Politikat ‘zero-COVID’ të Kinës, që kanë shkaktuar bllokime të përhapura, kanë shkaktuar gjithashtu ndërprerje të mëdha për bizneset gjatë pandemisë.
Gjiganti i teknologjisë prezantoi iPhone-in e tij më të fundit në fillim të këtij muaji. Apple tha në një deklaratë se:
“Linja e re e iPhone 14 prezanton teknologji të reja inovatore dhe aftësi të rëndësishme sigurie. Ne jemi të lumtur që do të prodhojmë iPhone 14 në Indi”.
Rikujtojmë, se Apple publikoi së fundmi një përditësim për iOS, sistemin operativ të iPhone, që rregullon disa gabime që u shfaqën si pjesë e lançimit të iPhone 14 javën e kaluar. Sipas Top Albania Radio megjithëse Apple shpesh lançon përditësime të softuerit për shkak të defekteve që shfaqen.
Vlen të përmendet veçanërisht, iOS 16.0.2 rregullon një problem me dridhjet e kamerës që po ndodhin në aplikacionet si Snapchat dhe TikTok, në të cilat kamera bën një zhurmë të dëgjueshme kur përpiqet të fokusohet.
Sistemi operativ gjithashtu rregullon një problem me transferimin e të dhënave nga një iPhone i vjetër në një iPhone 14. Në transferime të tilla, ekrani në pajisjen e re ndonjëherë shfaqet plotësisht i zi, duke kërkuar një rivendosje të vështirë.
Tani mund të identifikoni gjithashtu edhe merimangat në shtëpinë tuaj falë një veçorie të re të iPhone. Përditësimi më i fundit i iOS lejon kamerën tuaj të iPhone të zbulojë saktësisht se çfarë lloj krijesash ka në shtëpi. Apple shtoi një veçori të re të quajtur “Visual Look Up” vitin e kaluar në iOS 15. Kjo ju lejonte përdoruesve të identifikonin objekte, vende, kafshë dhe bimë në fotot që bënin.
Top Channel