Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Një foshnjë vetëm katër muajshe është futur në intubim pasi dyshohet se është dhunuar nga babai shqiptar në Greqi.
Babi 20-vjeçar akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë, dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.
Mjekët në spitalin e Kalamatës vunë re shenja abuzimi ndaj fëmijës, me dëmtime të rënda në tru tru dhe mavijosje.
Në shtëpinë e çiftit, policia gjeti kanabis, armë zjarri dhe gëzhoja. Për pasojë, në prangat e policisë ra dhe nëna. Për dy akuzat e fundit u arrestua edhe nëna 20-vjeçare, pasi nga kontrolli i policisë në shtëpinë në Aetos u zbulua një bimë kanabis, një pistoletë dhe gëzhoja.
Sipas ERT, gjithçka ndodhi pasditen e së shtunës, kur prindërit e dërguan foshnjën nga një fshat i komunës së Trifilisë ku jetojnë në spitalin e Kyparissia dhe prej andej foshnja u transferua në spitalin e Kalamatës mbrëmjen e djeshme.
Mjekët e spitalit të Kalamatës vendosën që fëmija të intubohet dhe të niset menjëherë për në Spitalin e Atikës. Njëkohësisht kanë njoftuar policinë pasi kanë zbuluar se fëmija kishte të nxira në trup.
Top Channel