Sheqeri shpallet ”armik publik”? Studimi: Ndikon në sistemin imunitar!

26/09/2022 09:32

Prej kohësh, është përsëritur se konsumi i tepër i sheqerit, perveç kilogramëve plus, është i dëmshëm dhe për organizmin në vetvete.

Studiuesit e Universitetit të Columbias në Nju Jork së fundi kanë treguar me hulumtime të sakta sesi e influencon sheqeri mikrobiomën e zorrës së trashë– e kjo, lë pasoja edhe mbi sistemin imunitar.

Ata shpjegojnë se në zorrën e trashë jetojnë bakteret, që janë përgjegjëse për rritjen e qelizave të caktuara të imunitetit, të ashtuquajturat qeliza ndihmëse T, ose më saktë: qelizat Th17, të cilat rregullojnë absorbimin e yndyrës.

Gjatë eksperimenteve të kryera tek minjtë, shkencëtarët vunë re një ushqim me përmbajtje sheqeri stimulon rritjen e baktereve të caktuara, të cilat eliminojnë pikërisht pjesë të mikrobiomës që forcon imunitetin. Si rrjedhojë përmes mukozës së zorrës depërton më shumë yndyrë në trupin e minjve. Kafshët jo vetëm trashen deri në mbipeshë, por edhe sëmuren.

Ata sqarojnë sidoqoftë se nuk është rasti t`i vihet kryqi një herë e mirë sheqerit nga menyja. “Pak sheqer për të ëmbëltuar kafenë, nuk është problem”, thotë mjeku nutricionist Christian Sina. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) këshillon, që konsumi i sheqerit në ditë të pakësohet në 25 gram. Kjo sasi i përgjigjet gjashtë lugëve kafeje sheqer.

Një sondazh i Center of Disease Control and Prevention (CDC) në vitet 2017 dhe 2018 rezultoi, se amerikanët në SHBA mesatarisht konsumojnë 17 lugë kafeje sheqer në ditë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA