“Askush nuk do të luftojë”/ Sulmuesi hap zjarr brenda qendrës së rekrutimit në Rusi, plagos rëndë komandantin (Video-foto)

26/09/2022 15:41

Një sulmues ka hapur zjarr sot brenda zyrës së rekrutimit në qytetin e lindjes së largët Irkutsk, duke lënë të plagosur rëndë komandantin e pikës.

Pamje dramatike janë publikuar ku burri shihet që i afrohet rekrutuesit dhe e qëllon nga afër para kadetëve të rinj, teksa ulëriste: “Askush nuk do të shkojë në luftë!”

Sulmuesi i identifikuar si 25 vjeçari Ruslan Zinin, kishte humbur arsyen pas thirrjes në ushtri dhe i kishte thënë nënës së tij që po shkonte në pikën e rekrutimit për t’u regjistruar.

Igor Kobzev, guvernatori i rajonit të Irkutsk, tha se komisari ushtarak Alexander Eliseev është në gjendje të rëndë pas sulmit dhe se autori është arrestuar në vendngjarje.

Ndërkohë në një stacion autobusi në qytetin Ryazan, një tjetër burrë i vuri zjarrin vetes, sipas raportimeve sepse nuk donte të dërgohej në luftën në Ukrainë.

Opozicioni ndaj luftës së Vladimir Putin vijon në vend, teksa një qendër rekrutimi u sulmua dje me zjarrvënie në rajonin e Volgograd.

Pamjet atje tregonin banorin vendas Mikhail Filatov, 35 vjeç që goditi fillimisht me makinë ndërtesën dhe me pas hodhi benzine e i vuri flakën.

Pas arrestimit ai tha në polici se sulmi ishte një protestë ndaj urdhrit të mobilizimit.

Protesta të shumta janë zhvilluar në qytetet e vendit kundër mobilizimit agresiv ne ushtri që ka nisur në vend, ndërsa të arrestuarit llogariten me qindra.

FOTO GALERI
1/4
Një sulmues ka hapur zjarr sot brenda zyrës së rekrutimit në qytetin e lindjes së largët Irkutsk, duke lënë të plagosur rëndë komandantin

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA