Zjarr i qëllimshëm në Devoll, digjen 5 hektarë pemëtore
25/09/2022 11:17
Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe prej 5 hektarë të mbjellë me frutikulturë dhe bazë ushqimore për blegtorinë në fshatin Baban të bashkisë Devoll.
Shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë për të vënë nën kontroll të 5 vatrat e zjarrit,të cilat rrezikonin të përhapeshin edhe në pemëtoret e tjera.
Dëmet që shkaktoi zjarri janë të konsiderueshme,ndërsa policia dyshon për zjarrvënie të qëllimshme.
Top Channel