Porosisë së Papa Françeskut për kujdesin ndaj mjedisit në kuadër të “Kohës së Krijimit” iu bashkuan edhe të rinjtë e 4 famullive të Kishës Katolike në Shkodër.
Të rinjtë pastruan një pjesë të bregut të liqenit të Shkodrës përreth pikës turistike të Shirokës.
Gjendja në të cilën është mjedisi, shqetëson edhe drejtuesit e Kishës prandaj i apelojnë besimtarëve që ta duan ndryshe këtë pasuri të përbashkët.
“Koha e Krijimit” ka nisur më 1 shtator, Ditën Botërore të Lutjes për Kujdesin ndaj Krijimit dhe përfundon më 4 Tetor. Kjo periudhë lutje dhe reflektimi u përcaktua nga Papa Françesku, pas situatës së rëndë që po kalon bota me zjarret e shumta, ngrohjen globale dhe dëmin që po i shkaktohet mjedisit”, tha famullitari Dom Gjovalin Simoni.
Top Channel