Vijon zjarri masiv në pyllin e Sodës në Vlorë, zjarrfikësit në “luftë” me flakët
25/09/2022 12:26
Zjarri i rënë këtë të diel në pyllin e Sodës në Vlorë, vijon të djegë sipërfaqe të konsiderueshme pemësh.
Të ndihmuara nga era, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe në pjesën halore poshtë pishave.
Prej orësh, punonjësit e zjarrfikëseve janë duke punuar për fikjen dhe izolimin e vatrës së zjarrit.
Shkak i zjarrit është papërgjegjshmëria e banorëve por dhe pushuesve që bëjnë piknik në pyll.
Top Channel