Tentoi të fuste rreth 200 mijë euro të padeklaruara në Shqipëri, arrestohet shoferi i kamionit në Portin e Vlorës

25/09/2022 14:40

218 885 euro të padeklaruara si dhe disa kuti me shishe vere, të cilat dyshohet se ishin kontrabande, janë sekuestruar ditën e sotme në Portin e Vlorës.

Pas kontrollit të kryer në në kamionit tip ‘DAF’, i cili drejtohej nga 50-vjeçari me iniciale A.B.,  është konstatuar shuma e parave të padeklaruara si dhe kutitë me shishe vere, pa faturë blerjeje.

Në kuadër të operacionit “Excise”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë 50 vjeçarin, banues në Vlorë, për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA