Tedi Malaveci rikonfirmohet edhe për një mandat tjetër (2022-2026), si kreu i përmbaruesve gjyqësorë privatë.
Dje, më datë 24 Shtator 2022, në një mbledhje maratonë prej 7 orësh, zhvilluar në Ministrinë e Drejtësisë, përmbaruesit privatë zgjodhën organet drejtuese, ku drejtimin e Dhomës ia besuan përsëri kreut aktual të saj, Z.Tedi Malaveci.
Asambleja Zgjedhore u mbajt në prani të 125 përmbaruesve, të cilët i dhanë një mandat tjetër drejtimi 4-vjeçar Z.Malaveci. Kreu aktual i Dhomës, me votim të fshehtë, mori besimin e 74 përmbaruesve, përballë tre kandidatëve të tjerë konkurues.
Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë është krijuar në vitin 2010 dhe ka në përbërjen e saj 144 përmbarues të licencuar në të gjithë Shqipërinë.
Top Channel