Ukraina “dëbon” Iranin, Zelensky: Ushtria ruse po përdor kundër nesh dronë iranianë!

24/09/2022 14:38

Ukraina do të reduktojë ndjeshëm praninë diplomatike të Iranit në vend.

Presidenti Volodymir Zelensky pohoi se i kishte kërkuar ministrisë së jashtme që të reagojë fuqishëm pas lajmit se forcat ruse po përdorin dronë iranianë në rajonet qendrore dhe jugore të vendit.

Zelensky e bëri të qartë se tashmë është vendosur që t’i hiqet akreditimi ambasadorit të Iranit në Ukrainë, si dhe të reduktohet ndjeshëm numri i personelit të ambasadës iraniane.

“Ushtria ruse ka përdorur dronë iranianë për sulme në rajonin e Dnipropetrovsk-ut dhe Odesës. E porosita Ministrinë e Jashtme të reagojë ashpër ndaj këtij fakti. Bota do të mësojë për çdo fakt të bashkëpunimit me të keqen dhe pasojat përkatëse. Gjashtë dronë iranianë u rrëzuan nga armët tona kundërajrore në Lindje e në Jug të vendit. Një tjetër u rrëzua nga mbrojtja kundërajrore e Forcave Detare.”

Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar më herët republikën islamike për dërgimin e dronëve Rusisë, cka është mohuar nga Teherani.

“Furnizimi i Moskës me armë për të luftuar kundër Ukrainës është një akt jomiqësor që i jep një goditje serioze marrëdhënieve të saj me Iranin”, thuhet në deklaratën e publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme ukrainase.

Ekspertët ushtarakë thonë se dronët do të ishin të dobishëm për forcat ruse, si për arsye zbulimi, ashtu edhe për mbajtje municionesh në pritje të kohës së përshtatshme për identifikimin dhe goditjen e objektivave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA