Tentoi të vriste një person në Gjermani për hakmarrje, arrestohet në Korçë 33-vjeçari

24/09/2022 14:24

Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje është arrestuar sot në Korçë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, në datën 17 shtator kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për Daniel Hajron për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer për hakmarrje, mbetur në tentativë dhe “Plagosja e rëndë me dashje”.

Në 18 maj të vitit 2020, 33-vjeçari dyshohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri një person dhe ka plagosur rëndë një tjetër në një lokal të Gjermanisë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e strukturave hetimore dhe operacionale të DVP Korçë, në bashkëpunim me FAST Albania, DVP Tiranë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, si dhe bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një të kërkuari për krime kundër jetës dhe shëndetit, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Wanted”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

– D. H., 33 vjeç, banues në Korçë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 17.09.2022, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer për hakmarrje, mbetur në tentativë dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, në lidhje me një ngjarje të ndodhur më datë 18.05.2020, në një lokal në Gjermani, ku 33-vjeçari ka tentuar të vrasë me armë zjarri një person dhe ka plagosur rëndë një tjetër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA