Ekskluzive/ Përplasja në Këshill mes avokatit të Ballukut dhe kreut të SPAK. USB-ja me 16 mijë faqe prova, kushti që duhet të plotësojnë deputetët
Dy persona janë arrestuar në Durrës, pasi në makinën me të cilën udhëtonin është gjetur kanabis dhe kokainë.
Në makinën që drejtonte 35-vjeçari me iniciale E.K., me pasagjer 25-vjeçarin me iniciale B.I., policia njofton se gjeti, doza me lëndë të dyshuar narkotike canabis sattiva dhe kokainë.
Gjithashtu, të arrestuarve iu gjetën 112 000 lekë të rinj dhe 200 €, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.
Për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, janë arrestuar dy shtetas dhe në Berat.
23-vjeçari me inicialet M.R. dhe 25-vjeçari me inicialet L.Ç., të dënuar më parë për vjedhje shpërndanin drogën në lagje të ndryshme të qytetit. Sipas hetimeve, rezulton se të rinjtë e kanë kryer këtë veprimtari në periudha të ndryshme kohore.

Lënda e dyshuar cannabis sativa, një peshore elektronike dhe 2 aparate celulare janë sekuestruar nga policia, ndërsa të rinjtë do të hetohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Top Channel