Pa kaluar shumë kohë nga vendimi i SHBA-së për të ekstraduar në Shqipëri një të shumë kërkuar për vrasje të dyfishtë, dënuar me vendim të formës së prerë me 23 vite burgim, gjykata e kryeqytetit ka vendosur ta rikthejë çështjen për rigjykim.

Rihapja e shqyrtimit gjyqësor provat ndaj ish-policit do të rishikohen nga fillimi për një krim që ka ndodhur gjatë 1997 dhe që prej atëherë për dekadat në vazhdim ai ja doli mbanë të qëndronte i fshehur.

Ish-polici Tomor Çela ju dorëzua Shqipërisë gjatë verës për të vuajtur dënimin për vrasjen me dashje të Elton Danit dhe Ledian Hoxhës.

Por gjykata e kryeqytetit përmes këtij vendimi që Top Channel disponon e ka kthyer edhe njëherë në pikën zero procesin duke gjykuar se 56-vjeçari nuk ka patur dijeni për procesin që po mbahej.

Në 10 shkurt 2014 Çela firmosi një shkresë nga Pensilvaia, duke caktuar njerëzit që do t’i mbronin interesat.

Ai ia kaloi kompetencat vjehrrës argumenton gjykata.

Por, për gjyqësorin në Shqipëri shkresa e firmosur tek një noter amerikan nuk ishte e qartë sepse aty nuk përmendet mbrojtja me avokat. Ai është rigjykuar edhe një herë tjetër.

Në seancën e parë të rigjykimit ishin familjarët e viktimave dhe përballë tyre i akuzuari për vrasjen e të rinjve.

Tomor Çela ishte polic në kryeqytet dhe pesë muaj pasi e larguan nga detyra me një armë kallashnikov që oshte e shërbimit dhe që nuk kishte dorëzuar ai kreu krimin në debat e sipër.

Dëshmitarët kanë thënë në proces se grindja kishte nisur tre ditë para krimit për dy mijë lekë të reja, që duhet të paguheshin për një derë automjeti të dëmtuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA