Financimet ruse në PD, Veliaj: Ata janë kap ç’a të kapësh. Partia e Lirisë si parti e ekstremit të djathtë

24/09/2022 14:12

Në takimin e zhvilluar me drejtuesit e rinj të PS në qarkun e Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj, iu rikthye komentit për financimet ruse në Partinë Demokratike. Ai tha se PD është si një parti “kap ç’a të kapësh”.

“[PD] është gati të flejë me mullixhiun, kundër interesit të Shqipërisë. Ka parti që janë gati të hanë jo vetëm një lugë çorbe të prishur, por të gëlltisin gjithë kazanin. Ne s’jemi ajo racë! Një parti si PS-ja, që është parti patriotike, e majtë, duhet ta ketë krenari që s’ka asnjë qindarkë ruse”, tha Veliaj.

Nga ana tjetër, ai u shpreh se Partia Socialiste është gjithmonë në krah të familjeve në nevojë dhe këtë e ka treguar edhe së fundmi, me luftën në Ukrainë, që po impakton çmimet. “U rrit çmimi i energjisë, është jashtë fuqisë sonë, por do e subvencionojmë për ata që janë në nevojë. U rritën kostot prej luftës?

Këtë s’e ndryshojmë dot, por do rrisim ndihmën  ekonomike për ata që do të duhet të përballojnë shportën. Vetëm një tufë delesh mund ta ndërrojë partinë nga Lëvizja Socialiste për Integrim te Partia e Lirisë. ‘Freedom Parties’ janë partitë e ekstremit të djathtë, por kur e ke partinë private dhe kur është një qepen privat i burrit dhe gruas, ti mund të shkosh nga ekstremi i majtë tek ekstremi i djathtë”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA