Pas arrestimit të mjekut me iniciale F.M., një ditë më parë në spitalin e Traumës në Tiranë me akuzën se merrte ryshfet, ka reaguar sindikata e punonjësve të shërbimit shëndetësor, e cila dënon ashpër mënyrën se si u arrestua mjeku, por gjithashtu nuk mbron korrupsionin në radhët e bluzave të bardha.

Mjeku reanimator me inicialet F.M., ishte mbajtur në vëzhgim dhe u kap në flagrancë teksa po merrte para. Bashkë me të, janë shoqëruar edhe një mjeke dhe një infermier. Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se këta shtetas merrnin shuma të konsiderueshme parash nga pacientët që duhej të bënin skaner në spitalin e Traumës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA