Në bashkëbisedimin me ndjekësit në rrjetet sociale, ish kryeministri Berisha komentoi edhe takimin e ambasadores amerikane, Yuri Kim në zyrën e Ilir Metës në Partinë e Lirisë.

“Një takim normal i ambasadores së SHBA me një partner të PD”- tha shkurtimisht Berisha.

Ambasadorja amerikane zhvilloi një ditë më parë një takim në selinë e Partisë së Lirisë, ku u prit nga kreu I kësaj force politike, Ilir Meta.

“Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim u takua me Kryetarin e Partisë së Lirisë, si pjesë e takimeve të saj të vazhdueshme me udhëheqës politikë shqiptarë. Ajo përsëriti nevojën që partitë politike të bashkohen për t’u përfshirë në dialog konstruktiv që forcon demokracinë, lufton korrupsionin dhe çon përpara negociatat e Shqipërisë për anëtarësim të plotë në BE”. – ishte komenti i ambasadës në përfundim të takimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA