Një aksident është shënuar në aksin rrugor Shkodër – Koplik mbrëmjen e sotme, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:50, në afërsi të një karburanti, mjeti tip Benz, me drejtues shtetasin G. D. (oficer Policie) është përplasur me mjetin tip Volkswagen , me drejtues shtetasin K. Gj. 20 vjeç.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi K.Gj, dhe janë lënduar lehtë dy pasagjerët që ndodheshin në automjetin tip Volkswagen, shtetasit Xh. V. dhe S. G, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore.
Veprimet e para hetimore në vendngjarje për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit, po kryhen nga oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, Grupi Hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.
Top Channel