Tha se Rama ishte në hetim ndërkombëtar, Berisha tregon detaje: Po hetohet nga FBI në rastin e ish-agjentit McGonigal

23/09/2022 12:39

Ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama ka qenë dhe është në hetim ndërkombëtar, në konferencën me mediat, Sali Berisha dha detaje mbi dosjen sipas të cilit, po hetohet kreu i qeverisë shqiptare.

Gjykatësi vendos të mblidhen regjistrime të lidhura sa më poshtë:

Cdo regjistrim, material document (është mandate gjykate), për cështjen Charles Mc Gonigal i cili hetohej nga FBI. Ish anëtar i komisionit Myler, u caktua si prokuror i pavarur për hetimin e lidhjeve Trump me rusët. Gonigal hetohej vetë për lidhje me rusët.

Gjykatësi urdhëron regjistrimet materialet në posedim që dokumentojnë cdo komunik personal, përfshi sms, e mail, aplikacione në mesazhet e kodifikuara, letra shënime mes Carls Mek Gonigal për cështjet:

Qeverinë e Republikës së Shqipërisë dhe cdo person përfshi kryeministrin Edi Rama. Vijon me të tjerat pastaj dhe kthehet te Shqipëria përsëri, cdo udhëtim i kryer i Charles Mc Gonigal në Shqipëri, Kosovë e Mal të Zi..

Pagesa dhurata të dhëna Charles Mc Gonigal nga Dorian Duçka, këshilltar i Edi Ramës, ose personi tjetër të lidhur me qeverinë e Shqipërisë e Republika të tjera. Vetëm në Shqipëri përmendet kryeministri.

Pra, dikush ishte i autorizuar të hetonte të gjitha mesazhet, pagesat emailet sepse në emailin zyrtar të Carls Mek Gonigal gjendet një e mail privat i Edi Ramës. I detyruar nga kodi i tyre, i kërkonte t’i gjente një kompani për një problem antikorrupsioni. Por FBI e ndalon kategorikisht këtë gjë.

Charles Mc Gonigal erdhi në Shqipëri, regjistroi kompaninë e tij të biznesit. Por ka edhe cështje të tjera. Sinaloah është organizata numër një në botë që ndiqet për drogën dhe lidhja është direkt në zyrën e Ramës.” -u shpreh Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA