Sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë/ Zv.këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë: Sanksionuam Iranin për ta vënë para përgjegjësisë! Sa në rrezik janë të dhënat e NATO-s?

23/09/2022 18:25

Zëvendës këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë, Anne Neuberger thotë se përgjigja e menjëhershme me sanksione ndaj sulmeve kibernetike iraniane në Shqipëri, ishte pjesë e një strategjie për t’i parandaluar ato në të ardhmen.

“Kur pamë sulmin iranian ndaj Shqipërisë, e denoncuam për të vënë para përgjegjësisë Iranin dhe për të imponuar pasja, qeveria shqiptare mori masa, ne vendosëm sanksione. Parandalimi do të realizohet nëse ne reagojmë akoma më shpejt në të ardhmen”, tha ajo në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Hakerat iranianë depërtuan thellë në të dhënat dhe e-mailet e zyrtarëve shqiptarë, përfshirë dhe ato të kryeministrit Edi Rama. E pyetur se sa ekziston mundësia që Irani të ketë fituar qasje në të dhënat e ndjeshme të NATO-S, Neuberger përgjigjet:

“Është e qartë se është e nevojshme që të ketë praktika të mira të sigurisë kibernetike nga çdo aleat i NATO-s. Prandaj kemi punuar nga afër sa i përket sigurisë kibernetike, për të forcuar aftësitë kibernetike të NATO-s.

Nisur nga parimi se një sulm ndaj një anëtari të NATO-s, është sulm ndaj të gjithëve, gazetarja e VOA-s e pyet Zëvendës këshilltaren e Shtëpisë së Bardhë se kur një sulm kibernetik meriton një përgjigje të tillë.

“Është e qartë që pragu është shumë i lartë që një sulm kibernetik të shkojë në atë nivel”, thotë ajo.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndëshkuar Iranin duke vendosur sanksione ndaj Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë iraniane dhe ministrit të saj, me akuzën ata se janë përgjegjës për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë.

Departamenti amerikan i Thesarit tha se në korrik 2022, aktorët e sulmeve kibernetike, me mbështetje e qeverisë së Iranit dhe Ministrisë iraniane të Zbulimit dhe Sigurisë, ndërprenë sistemet kompjuterike të qeverisë shqiptare, duke e detyruar qeverinë të pezullojë shërbimet publike on line për qytetarët e saj.

Në deklaratën e lëshuar nga DASH thuhet se ata janë gjithashtu përgjegjës për rrjedhjen e dokumenteve që supozohej se ishin nga qeveria shqiptare dhe informacioneve personale të lidhura me banorët shqiptarë.

Hakerat iraniane kishin akses në rrjet që 14 muaj para nisjes së sulmeve kibernetike , kështu thuhet në një raport të FBI dhe CISA që detajon sulmet kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë në korrik dhe shtator.

Në korrik 2022, aktorët kibernetikë shtetërorë iranianë – të identifikuar si “Homeland justice” – nisën një sulm kibernetik shkatërrues kundër Qeverisë së Shqipërisë, i cili i bëri faqet e internetit dhe shërbimet që ofroheshin të ishin të padisponueshme.

Lexo edhe: Virusi iranian, 14 muaj në sistem! FBI nxjerr detajet e sulmit kibernetik kundër Shqipërisë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA