“Rama ka qenë dhe është në hetim ndërkombëtar”, Berisha: Sistemet TIMS e MEMEX u sulmuan nga hakera të qeverisë për të zhdukur lidhjet me krimin

23/09/2022 12:19

“Edi Rama ka qenë dhe është në kërkim ndërkombëtar”, është deklarata që Sali Berisha bëri sot në konferencën e përbashkët me mediat, ku akuzoi se sistemet TIMS dhe MEMEX si edhe databaza e policisë shkencore, u shkatërruan nga hakera të qeverisë, me qëllim zhdukjen e lidhjeve të ministrave të kabintetit qeveritar me krimin.

Në një akt të paprecedent, të revanshit të krimit në këtë vend dhe këtë shtet, qeveria ka shkatërruar të gjitha sistemet e policisë. TIMS-in, databazën e policisë shkencore, e cila përmban çdo gjë rreth kriminelëve dhe grupeve kriminale, ka shkatërruar MEMEX-in dhe faktikisht kemi të bëjmë me një asgjësim total të punës afro 30-vjeçare të Policisë së Shtetit shqiptar.

Shkatërrimi I sistemeve, nuk ka asnjë lidhje me sulmet e eAlbania. Shkatërrimi është bërë me qëllimin e vetëm për të zhdukur provat që ekzistojnë mbi lidhje të krimit për Ramën, Ballën, Gjiknurin Velinë, e ministra të tjerë.

Duke asgjesuar të dhënat janë asgjesuar provat, materiale të pakontestueshme të këtyre lidhjeve. Edhe nëse prokuroria për aksident ka në disponim në dosje të dhëna të tilla, ato validizohen vetëm duke u gjetur në arkivën e tyre. Dënoj këtë akt ndër më të papërgjegjshmi dhe më të rrezikshmit.

Sot gjurmë të gishtave të shqiptarëve janë në cilindo vend që dëshiron ti ketë. Sot asgjë, asnjë urdhër nuk mund të zbatohet më bazuar në dokumentim shkencor të personit. E sigurtë është që ky është një bashkëpunim qeveritaro policis, një operacion I paprecedentë përvec se në shtetin e mafies në Shqipëri.

Dua të informoj shqiptarët, me përgjegjësi të plotë, nga burime të trefishta se në operacionin e shkatërrimit të infrastrukturës digjitale në Shqipëri, janë përvec hakerave iranianë edhe hakera të qeverisë, hakera rusë dhe serbë.

Kjo është një e vërtetë e konfirmuar për opozitën nga burime shumë seriozë. E thash këtë, për t’u thënë të vërtetën shqiptarëve që ia fsheh edi rama dhe klika e tij. Shqiptarët janë dëshmitarë se hakerimi masiv nisi me dorëzimin e tyre patronazhistëve, vijoi me dorëzimin e targave, e letërnjoftimeve. Pra, të gjitha këto janë pa asnjë diskutim, se nuk besoj se Irani i dha të dhënat patronazhistëve, ia dha Edi Rama me grupin e tij.

Kosova, është sulmuar nga sistemet e Shqipërisë, Mali I Zi gjithashtu është në atak dhe Maqedonia. Kosova është e sigurtë që është sulmuar nga sistemet shqiptare, një penetrim I plotë I hakerave serbë ose rusë. Mbrojtja e Kosovës dhe persona të kësaj fushe kanë deklaruar se sulmet janë nga rajoni. Por Edi Rama do ti mbyllë të gjitha me Iranin, por shqiptarët dhe aleatët duhet të dinë të vërtetën.Databaza e policisë shkencore, sistemi TIMS  dhe MEMEX, ka lidhje direkte me ndërhyrje të qeverisë që do të zhdukë lidhje të saj me krimin. Janë me dhjetëra orë, komunikimi të qeveritarëve me grupe më të rrezikshme kriminale, në Shqipëri, Dubai Amerikë Latine, Meksikë e kudo. Edi Rama ka qenë dhe është në hetim ndërkombëtar.” tha Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA