Sali Berisha dhe Edi Rama u përplasën në distancë për mbylljen e kolegjit privat turk Mehmet Akif pjesë e fondacionit Gylistan.

Ish-kryeminitri akuzoi Edi Ramën se  ka marrë vendimin me urdher të mikut të tij Erdogan.

“E konsideroj një akt më të rëndë, mbylljen pa asnjë shpjegim publik, por vetëm nën diktatin e ERDOGANIT, të shkollës që mban një nga emrat më të nderuar, autorit shqiptar të himnit turk, “Mehmet Akif”. 

Nga Shqipëria nuk do pranonim kurrë të projektoheshin akte kundër Turqisë, por kjo që po ndodh është e paprecedentë. Por, Turqia ka fakte dhe dokumente per mesues ti sjell dhe ti shqyrtojme. Për probleme ideologjike që ka Erdogani me Gylenin, ato janë probleme të Turqisë, jo të Shqipërisë. Shqipëria është shtet sovran dhe nuk  mund  të jetë vasal i askujt”

Por, për Edi Ramën  e vërteta është krejt tjetër.  Kryeministri akuzoi Sali Berishën për konspiracion, lajme te pavërteta dhe përdorim të fëmijeve.

Në sqarimin e parë publik pas vendimit kryeministri sqaroi arsyet e vendimit të qeverisë për t’i vënë drynin shkollës.

“Pas çdo vendimi kërkohet një qëllim tjetër nga i vërteti dhe bombardohet publiku me lajme të rreme e me teori konspiracioni! S’ka asgjë të tillë dhe asnjë qëllim tjetër përveç zbatimit të barabartë të ligjit në rastin e heqjes së një liçence shkolle si plot të tjera më parë. Të shesësh godinën ku ke lejen e aktivitetit shkollor dhe të hapësh aktivitetin diku tjetër, pa marrë lejen sipas ligjit, pa plotësuar kriteret e pa përmbushur standartet e kërkuara ligjërisht, është një shkelje për të cilën ligji parashikon heqjen e liçencës.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA