Prokuroria e Durrësit vë nën sekuestro pasuritë e Klejdi Abdylit dhe familjarëve të tij. Abdyli është arrestuar në maj 2019 si person në kërkim ndërkombëtar për trafik droge nga drejtësia italiane.
Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar ditën e sotme 6 apartamente, 3 automjete, 1 garazh dhe 3 llogari bankare.
Që nga viti 2019, organi i akuzës durrsake ka nisur hetimin pasuror ndaj Abdylit dhe për nevoja të këtij hetimi penal ka kërkuar vënien në sekuestro të 6 apartamenteve dhe një garazhdi, ndërsa ka kërkuar dokumentacion ligjor, që nga origjina dhe për dy troje me sipërfaqe secili prej 300 m2 në Durrës. Pronat e vendosura nën sekuestro janë kryesisht në pronësi të Isa Abdylit.
Mbi kërkesën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, bazuar në nenin 274 të K. Pr. Penale si dhe ligjin nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” (ndryshuar me ligjin nr. 24/2014, datë 20.03.2014, nr. 70/2017, datë 27.04.2017), me vendimin nr. 573, datë 18.09.2022, ka vendosur:
– Të caktojë si masë sigurimi pasuror “Sekuestro Preventive”, për pasuritë e shtetasit K.A dhe të familjarëve të tij.
Për këto arsye në mbështetje të vendimit të mësiperm si dhe të neneve 462,463 të K.Pr.Penale është urdhëruar:
Pasuritë e sekuestruara:
-Apartament me sipërfaqe 69.92 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetases E.A;
Top Channel