Identifikohet vrasësi. Bajram Çekorja vrau Erjon Xhenje. Nëna e viktimës: Duam ndihmë nga shteti

23/09/2022 12:00

Bajram Çekorja është shpallur në kerkim nga policia e Shkodrës pasi dyshohet se ai është autori i vrasjes se 19 vjecarit, Erjon Xhenje, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë në Shkodër.

Pas hetimeve të prokurorisë,  dhe nga provat e grumbulluara në vendin ku ndodhi vrasja por edhe tek motori qe u gjet i djegur, dhe pistoleta e braktisur, grupi i akuzës  dyshon se 24 vjecari është personi qe ekzekutoi të riun që po pinte kafe në lokal.

Por kush është  Bajram Cekorja ?
Ai është i biri i Ismet Cekorjes, i cili u vra në fillim të muajit shtator, në derën e shtëpisë së tij në lagjen “Guerrile”. Dyshimet janë se të dy vrasjet kanë lidhje me njëra tjetrën dhe pas vrasjes së babait, Bajram Çekorja, ka vrarë Erjon Xhenjen duke marr hak por ende nuk dihet nese 19 vjecari I vrare kishte lidhje me ngjarjen e parë apo jo. Është nëna e Erjon Xhenjes, e cila përmes një mesazhi të shpërndarë për mediat thotë se i biri u vra padrejtësisht madje ajo tregon se fatkeqësia e djalit të saj ishin kushërinjtë e tij.

“Dhimbjen për Erjonin e kam parë në sytë e të rinjve që e kuptojnë sesa e pasigurt dhe e pa vlerë është jeta në Shqipëri. Fatkeqësia e djalit tim ishte se kushërinjtë e tij janë me precedentë penalë.”

Në vazhdim  te mesazhit të saj, nena e 19 vjecarit tregon se tashme pasiguria per jeten ka perfshire edhe pjestaret e tjere të familjes prandaj kerkon nga shteti mbrojtje:

“Kërkoj nga shteti drejtësi për djalin tim. Kërkoj gjithashtu që familja ime të merret në mbrojtje pasi ndihemi të pambrojtur. Erjoni ka qenë një djalë besimtar. Jam e sigurt që ai është lule në xhenet.”

Vrasja e të riut vetem 19 vjec, tronditi të gjithë qytetin e Shkodrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA