Ambasadorja amerikane në Tiranë i shkon Metës në zyrë/ Kreu i PL: Diskutuam mbi bashkëpunimin me SHBA

23/09/2022 14:41

Ambasadorja amerikane në Tiranë, zhvilloi sot një takim në selinë e Partisë së Lirisë.

“Sot mirëprita në selinë e Partisë së Lirisë Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Yuri Kim. Ishte kënaqësi të diskutonim hapur dhe në mënyrë konstruktive mbi bashkëpunimin e Partisë së Lirisë me SHBA, në interes të forcimit dhe intensifikimit të partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe SHBA, përmbushjes të detyrimeve tona si vend anëtar i NATO-s, si dhe reformave prioritare të përshpejtimit të integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE”, shkruan Meta.

Nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale “Facebook” dhe “Twitter”, ambasada amerikane shkruan se Kim theksoi në takim nevojën për dialog mes partive politike.

“Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim u takua sot me Kryetarin e Partisë së Lirisë, si pjesë e takimeve të saj të vazhdueshme me udhëheqës politikë shqiptarë. Ajo përsëriti nevojën që partitë politike të bashkohen për t’u përfshirë në dialog konstruktiv që forcon demokracinë, lufton korrupsionin dhe çon përpara negociatat e Shqipërisë për anëtarësim të plotë në BE”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA