4-vjeçarja që nuk mund të shohë, të flasë apo të ecë pas lëndimit nga dentisja, shpërblehet me $95mln në Texas

23/09/2022 20:39

Kur Nevaeh Hall ishte pak më shumë se 4 vjeçe, asaj iu bë anestezi për rrënjën e një dhëmbi fëminor dhe për një kurorë që do i vendosej në të, thotë avokati i familjes.

Pasi qetësuesit kishin dhënë efekt, e vogla ishte lidhur që dentistja e Texas të gërryente një kalbëzim dhëmbi, por Nevaeh nisi të ulërinte dhe më pas të shfaqte spazma epileptike, thuhet në padinë e familjes së saj të ngritur në 2017.

Avokati i Houston thotë se tashmë ‘ish-dentistja’ Bethaniel Jefferson ishte neglizhente në trajtimn e fëmijës në 2016, e cila pësoi dëmtime të rënda në tru.

“Nevaeh Hall, tashmë 10 vjeçe, është e vetëdijshme, por nuk shikon më, nuk flet dhe nuk mund të ecë, dhe as të hajë pa ndihmën e të tjerëve,” tha familja e saj dhe avokati James Moriarty. “Ajo kërkon kujdes mjekësor 24-orë në ditë pas demtimit në tru.”

Pas një gjyqi tre-ditor prindërve të saj Courissa Clark e Derrick Hall, iu akorduan $95.5 milionë dëmshpërblim, sipas të dhënave të gjykatës.

“Provat e gjyqit ishin të dhimbshme,” tha në një deklaratë avokati Ryan Skiver.

“Një fëmijë 13 kilogramëshe, që u mbyt fizikisht dhe kimikisht nga një dentiste jashtë kontrolli, e motivuar vetëm nga paraja”, shtoi ai.

Prokurori tha se Jefferson nuk kishte kërkuar ndihmë mjekësore për afro katër orë pas nisjes se krizes dhe ishte përpjekur ta mjekonte vetë, dhe si rezultat i kësaj e vogla pësoi dëme të përhershme në tru dhe nuk do të mund të jetojë më kurrë një jetë normale.

FOTO GALERI
1/3
Ish-dentistja Bethaniel Jefferson ishte neglizhente në trajtimin e fëmijës në 2016, e cila pësoi dëmtime të rënda në tru.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA