Zjarri në Kaninë, Prefekti Mamaj: Organet ligjzbatuese kanë hapur çështje penale për të gjitha vatrat
22/09/2022 15:35
Prefekti i qarkut Vlorë, Flamur Mamaj i cili ndodhet në terren tha se rrezikohen disa banesa, pasi era po favorizon flakët, ndërsa po punohet për shuarjen e vatrës.
Ai u bëri thirrje të gjithë banorëve të ndihmojnë në shuarjen e zjarrit.
“Kemi dy tre banesa që mund të rrezikohen, por për shkak të rrethimit me rrugë besoj që nuk do të ketë probleme. Nesër vlerësimin duhet ta bëjë bashkia e Vlorës. Era me këtë intensitet që ka rrezikon. Oraganet ligjzbatuese kanë hapur çështje penale për të gjitha zjarret që janë të paktën në qarkun e Vlorës”, tha Mamaj.
Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme kodrat me ullishte në fshatin Kaninë të Vlorës.
Top Channel