Ukraina publikon pamje të këmbimit më të madh të të burgosurve deri tani me Rusinë (video)

22/09/2022 19:37

Qendra ukrainase e të burgosurve të luftës publikoi sot pamje të këmbimit të robërve mes Ukrainës e Rusisë që besohet se ka ndodhur mbrëmë.

Kievi njoftoi se në negocjatat e fundit janë këmbyer 215 të burgosur me Rusinë, duke përfshirë dhe nga ata që ishin fshehur në tunelet e impjantit metalugjik Azovstal në Mariupol, para rënies në kontrollin e forcave ruse.

Ata thanë se Rusia ka marrë 55 të burgosur, duke përfshirë dhe Viktor Medvedchuk, ish-deputet ukrainas dhe aleat i presidentit rus, i cili ishte arrestuar për tradhti nga Kievi.

Presidenti Zelensky tha se ky ishte këmbimi më i madh i të burgosurve deri tani, që prej nisjes së sulmit rus në shkurt.

Dhjetë të burgosur të liruar nga Rusia ishin luftëtarë të huaj perendimore dhe u transferuan drejt Arabisë Saudite  si pjesë e marrëveshjes së këmbimit.

“Kemi arritur të lirojmë 215 njerëz,” tha komandanti ushtarak ukrainas Andriy Yermak, teksa shtonte se pesë komandantë të kapur në Azovstal u dërguan në Turqi si pjesë e marrëveshjes së lirimit me administratën e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan.
Zelensky shtoi se të burgosurit do të mbeten në Turqi “në siguri të plotë deri në fund të luftës”.

FOTO GALERI
1/3
Këmbimit i robërve mes Ukrainës e Rusisë besohet se ka ndodhur mbrëmë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA