Stoltenberg: E vetmja mënyrë për t’i dhënë fund luftës është të provojmë se Putin nuk do të fitojë në fushën e betejës

22/09/2022 12:32

Kërcënimi i Presidentit Vladimir Putin për të përdorur armë bërthamore të mërkurën është një “deklaratë e rrezikshme dhe e pamatur”, tha të mërkurën sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

Jens Stoltenberg gjithashtu i tha Reuters se njoftimi i Putinit për mobilizimin e parë ushtarak të Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore do të përshkallëzonte konfliktin dhe do të kushtonte më shumë jetë. Por, shtoi shefi i NATO-s, ajo gjithashtu përfaqësonte provën se Putini kishte bërë një “gabim të madh” me vendimin e Rusisë për të pushtuar fqinjin e saj më 24 shkurt.

Stoltenberg tha se aleanca do të qëndrojë e qetë përballë deklaratave të tilla  dhe “nuk do të përfshihet në të njëjtin lloj retorikë të pamatur dhe të rrezikshme si president Putin”.

“E vetmja mënyrë për t’i dhënë fund kësaj lufte është të provojmë se presidenti Putin nuk do të fitojë në fushën e betejës. Kur ta kuptojë këtë, ai duhet të ulet dhe të negociojë një marrëveshje të arsyeshme me Ukrainën,” tha Stoltenberg.

Ndërkohë që pas vendimit të djeshëm të presidenti rus për mobilizimin e pjesshëm të trupave ruse, bashkimi europain nxitoi të reagonte duke thënë se ata shumë shpejt do të shtojën sanskionet ndaj Rusisë dhe do të rrisnin dërgesat e armëve në Ukrainë.

“Masat kufizuese shtesë,  në koordinim me partnerët tanë do të vijnë sa më shpejt të jetë e mundur. “Në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe ligjin ndërkombëtar, Ukraina po ushtron të drejtën e saj legjitime për t’u mbrojtur kundër agresionit rus për të rimarrë kontrollin e plotë të territorit të saj . veprimet ruse vazhdojnë të kërcënojnë paqen dhe sigurinë në Evropë dhe në mbarë botën dhe kanë pasoja të rënda globale në krizën ushqimore dhe energjitike”– tha Borrell

Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell tha se njoftimi i Vladimir Putin për mobilizim të pjesshëm –tregoi panik dhe dëshpërim nga ana e Kremlinmit.

Ministrat e BE-së do të mbajnë takimin e tyre të ardhshëm zyrtar në mes të tetorit, kur një paketë sanksionesh mund të zyrtarizohet.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA