26/11 23:00
Për disa minuta, salla e parlamentit u përfshi sot në tension e debate të cilat pasuan fjalën e ish kryeministrit Berisha në foltore.
Në republikë me ish kryeministrin, ministrja akuzoi atë se shkrepi 1800 plumba në bulevard, por deklarata solli reagimin e menjëhershëm të Edmond Spahos, i cili ironikisht I kërkoi Spiropalit të mos trembet, pasi askush nuk e vret atë.
‘Lëreni teatrin. Dua t’i them Spiropalit se ty nuk të vret njeri, pa merak se nuk vlen.” -u shpreh Spaho.
Më pas deputetët e opozitës e maxhorancës u përfshinë në debate, lidhur me zbatimin e rregullorës dhe fjalorin e përdorur prej vetë tyre në seancë.
Top Channel