
24/02 21:55
Kryeministri Edi Rama ka takuar në New York presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama kanë pozuar krah presidentit të SHBA-së, Joe Biden, dhe Zonjën e Parë, Jill Biden.
“Fotoja e ditës” shkroi kryeministri Rama në Facebook teksa postoi foton nga New York.
Foto me çiftin Biden ka realizuar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Miqësi e përhershme dhe partneritet i palëkundur me SHBA-të”- shkroi Osmani në Facebook.
Liderët e Ballkanit Perëndimor me ftesë të Joseph Borrell ndodhen në Neë York në kuadër të javës së takimeve diplomatike të OKB-së.
Top Channel