Gazetarja e rrjetit amerikan CNN Christiane Amanpour njihet për intervistat me liderët më të fuqishëm të botës, por dje në darkë presidenti iranian u konfliktua me prezantuesen e lajmeve të botës.
Teksa vizitonte selinë e OKB bashkë me liderë të tjerë në New York, presidenti Raisi kishte caktuar të fliste me Amanpour, për protestat aktuale në Iran.
Gazetarja bëri një postim ku thoshte se kjo do të ishte intervista e tij e parë në tokën amerikane.
“Pas disa ditë planifikimesh dhe përgatitje të kamerave e pajisjeve të përkthimit, ne më në fund ishim gati,” shpjegon ajo.
“Por nuk kihsim ende asnjë shenjë nga presidenti Raisi. Dyzet minuta pas orarit kur duhet të kishte nisur intervista, një ndihmës i tij erdhi dhe më sugjeroi se duhet të mbaja shami koke pasi jemi në muajin e shenjtë musliman të Muharrami dhe Safarit.”
Amanpour tha se me mirësjellje nuk kishte pranuar.
“Unë i thashë se asnjë president i mëparshëm i Iranit nuk më ka kërkuar këtë kur i kam intervistuar jashtë Iranit”, shkruan Amanpour.
“Ndihmësi më qartësoi se intervista nuk do të kryhej nëse nuk mbahej shamia e kokës nga gruaja, pasi kjo është një ‘shenjë respekti’ ndaj situatës aktuale në Iran” – duke iu referuar protestave ku përfshihet dhe çështja e mbajtjes së shamisë së grave”.
Amanpour refuzoi dhe intervista nuk u krye.
Zhvillimi vjen teksa javën që shkoi Mahsa Amini humbi jetën teksa ishte e ndaluar nga policia, ndërsa ka akuza se ndaj saj ishte ushtruar dhunë në automjetin e policisë që o e shoqëronte.
E ndjera Amini me origjinë kurde, ishte në Teheran me familjen kur u arrestua sipas supozimeve se nuk mbante shaminë tradicionale të kokës, siç dikton kodi i veshjes në republikën islamike.
Top Channel