Njohja e viteve të punës për shqiptarët që punojnë në Kroaci/ Përfundon raundi i parë i negociatave Shqipëri- Kroaci

22/09/2022 14:09

Rreth 3 mijë shqiptarë që punojnë në Kroaci pritet të përfitojnë nga njohja e viteve të punës, pas përfundimit të raundit të parë të negociatave për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore

Lajmin e bëri publik kryeministri Edi Rama në rrjete sociale. Ai thekson se pas përfundimit të procesit teknik do të ndiqen të gjitha procedurat për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.

“Shqipëria dhe Kroacia përfunduan raundin e parë të negociatave për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore. Pas përfundimit të procesit teknik do të ndiqen të gjitha procedurat për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje. Rreth 3 mijë shqiptarë që punojnë në këtë vend do të përfitojnë nga njohja e viteve të punës”
, sipas Ramës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA