Rezerva Federale amerikane bëri një lëvizje historike të mërkurën, duke miratuar një rritje të tretë radhazi të normës së interesit, një lëvizje agresive kjo për të trajtuar inflacionin që ka pllakosur ekonominë amerikane. Rritja e madhe, çon normën bazë të kredisë së bankës qendrore në një interval të ri prej 3%-3.25%. Kjo është norma më e lartë që nga kriza financiare globale në 2008.
Vendimi i së mërkurës shënon lëvizjen më të ashpër të politikës së Fed që nga vitet 1980 për të luftuar inflacionin. Gjithashtu lëvizja ka të ngjarë të shkaktojë shtrëngime ekonomike për miliona biznese dhe familje amerikane duke rritur koston e huamarrjes për gjëra të tilla si shtëpitë, makinat dhe kartat e kreditit.
Një kohësisht me fedin amerikan, edhe banka e anglisë vendosi të rrisë më tej normat e interesit për të luftuar inflacionin e shfrenuar . Norma bazë shkoi kështu në 2.25 për qind – më e larta në 14 vjet .
Presioni mbi çmimet, i shkaktuar nga lufta në Ukrainë dhe manipulimi i Rusisë me furnizimet me gaz, ka përkeqësuar gjendjen e paundit kundrejt dollarit amerikan -. Kjo është hera e 7 radhazi që norma bazë rritet teksa priten rritje të mëtejshme më vonë gjatë vitit.
Me lëvizjen e së enjtes, Banka e Anglisë ka rritur tashmë kostot e huamarrjes për biznesin dhe konsumatorët në nivele të tilla që nuk ishin parë që në vitin 2008.
Ndërkohë në Turqi po ndodh e kundërta. Banka qendrore e Turqisë njoftoi një tjetër ulje shokuese të normave të interesit, pavarësisht se inflacioni po shkon në nivelin më të lartë të 24 viteve dhe lira turke ka arritur nivele të ulta si kurrë më parë.
Komiteti i Politikës Monetare i udhëhequr nga Guvernatori Sahap Kavcioglu e uli atë në 12% . turqia deri më tani ka ndjekur politikën se normat e larta të interesit shkaktojnë inflacion të lartë
Top Channel