Afera e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, Berisha: Nuk kam marrë asnjë fletë-thirrje nga SPAK

22/09/2022 12:44

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se nuk ka marrë fletë-thirrje nga SPAK për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

“Nuk kam marrë asnjë fletë thirrje, është një përpjekje për të mbuluar vjedhjet me inceneratorët dhe çështje të tjera, por si kam shkuar gjer sot do të shkoj gjithmonë, nuk hezitoj kurrë t’i përgjigjem”, tha Berisha.

Kujtojmë se një ditë më parë, tre politikanë midis tyre dy janë deputete aktualë të opozitës dolën para SPAK si persona që duhet të jepnin shpjegime për dosjet nën hetim.

Ish Ministri Fatmir Mediu në cilësinë e deklaruesit u pyet për gati dy orë mbi çështjen e kallëzuar nga Taulant Balla, i cili kërkoi hetime ndaj ish kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij dhe ish-ministrit Arben Imami.

Hetimi i regjistruar për shpërdorim detyre synon të hedhë dritë mbi privatizimin e kompleksit Partizani, dikur në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes.

Pas tij në SPAK për të njëjtën çështje si deklarues ishte edhe Gazmend Oketa, ish ministër Mbrojtjeje.

Në muajin nëntor mbushen dy vjet nga denoncimi për privatizimin e kompleksit Partizani. Por SPAK thotë se nuk ka vendosur ende se kur do ta thërrasë ish kryeministrin Sali Berisha, si njëri nga personat e kallëzuar në këtë çështje. Kjo e dhënë konfirmohet nga kryeprokurori i SPAK , Arben Kraja.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA