Në vitin 1981, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 21 shtatorin si Ditën Ndërkombëtare të Paqes.
Kjo ditë përkoi me ditën e hapjes së sesioneve vjetore të Asamblesë së Përgjithshme dhe qëllimi i saj mbetet forcimi i idealeve të paqes në mbarë botën.
Që nga themelimi i Kombeve të Bashkuara dhe krijimi i Kartës së Kombeve të Bashkuara, qeveritë janë të detyruara të mos përdorin forcën kundër të tjerëve, përveç nëse ato veprojnë në vetëmbrojtje ose janë autorizuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së për të vazhduar.
Bota po përballet prej muajsh tashmë me pasojat e luftës në Ukrainë nga sulmet ruse.
Lufta në Ukrainë që prej datës 24 shkurt të këtij viti ka sjellë shkatërrimin e shumë jetëve dhe cenuar paqen në botë.
Top Channel