Tre politikanë midis tyre dy janë deputete aktualë të opozitës dolën para SPAK si persona që duhet të jepnin shpjegime për dosjet nën hetim.

Ish Ministri Fatmir Mediu në cilësinë e deklaruesit u pyet për gati dy orë mbi çështjen e kallëzuar nga Taulant Balla, i cili kërkoi hetime ndaj ish kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij dhe ish-ministrit Arben Imami.

Hetimi i regjistruar për shpërdorim detyre synon të hedhë dritë mbi privatizimin e kompleksit Partizani, dikur në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes.

“Isha dhe dhashë shpjegime si deklarues për një dosje”- tha Fatmir Mediu

Pas tij në SPAK për të njëjtën çëshje si deklarues ishte edhe Gazmend Oketa, ish ministër mbrojtjeje.

Në muajin nëntor mbushen dy vjet nga denoncimi për privatizimin e kompleksit Partizani. Por SPAK thotë se nuk ka vendosur ende se kur do ta thërrasë ish kryeministrin Sali Berisha, si njëri nga personat e kallëzuar në këtë çështje. Kjo e dhënë konfirmohet nga kryeprokurori i SPAK , Arben Kraja

i treti që kaloi pragun ishte deputeti demokrat Zef Hila, edhe ai si deklarues për një çështje nën hetim që kërkon të hedhë dritë për kohën kur ai ishte kryetar bashkie.

 

 

 

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA