Demokratët, ndryshe nga Ilir Meta, janë më të kujdesshëm në përfundime kur flasin për sulmet kibernetike.
Sa i takon autorësisë, ato nuk kanë dyshime. Si partnerët e huaj, mendojnë se pas luftës online qëndron dora e Teheranit.
“Përderisa partnerët e kanë përcaktuar burimin e sulmit, gjërat janë të qarta”, thotë Luçiano Boçi.
Demokratët janë të qartë kur ndajnë sulmet nga përgjegjësia e qeverisë.
“Kemi kombinim të paaftësisë së qeverisë me sulme që kanë qëllime të caktuara, qofshin politikë të shteteve të caktuara apo grupeve të caktuara. Dhe sipas specialistëve, sistemet tona janë të pa papastruara nga elementë që kryen hakerimin”, shprehet Boçi.
Kjo situate kaosi sipas Sali Berishës i lerverdis qeverisë.
“Në pikat kufitare hyjnë dhe dalin të kërkuar dhe pakërkuar, pasi sistemet nuk funksionojnë, por përsëri ortakët e tyre hyjnë në parlament, hyjnë në qeveri dhe institucione”, tha Berisha.
Por, edhe pse bën përgjegjës Edi Ramën për dështim në fushën e mbrojtjes kibernetike, Sali Berisha ndryshe nga Ilir Meta, nuk kërkoi dorëheqjen e kryeministrit për këtë çështje.
Top Channel