Zyrtarisht asnjë institucion nuk thotë asgjë për fatin e Ervis Martiaj, por jo Sali Berisha i cili ka shumë për të thënë.
“Ja mori lojërat e fatit Vis Martinit dhe tani thotë ku është? E di ai ku është. Olsi Rama është njeriu në hije i lojërave të fatit. Shko pyet baton Shtaniqitit. A nuk shkruajti që është në 6 copë . Po do thoni ju se nuk e tha Fuga por e thanë ‘Fugat’ e tij”, tha Berisha.
Sali Berisha sulmoi ashpër organin e akuzës duke i kërkuar të thyejë kodin e heshtjes.
“Prokuroria çfarë prokurorie është, për të cilën thuhet se mban një kufomë të ndarë me 6 copa dhe nuk bën një përgënjeshtrim se thonë se është e kontrolluar nga Rama. Nëse është në 6 copa familja njoftohet. Dhe është një kod shekullor”, u shpreh Berisha.
Jo vetëm për lojërat e fatit, Sali Berisha e vendosi në shënjestër të sulmeve Edi Ramën edhe për aksionin më të fundit për ndërtimet pa leje duke e akuzuar për dy standarde.
“Dënon qytetarët amnisto kullat e qeveritarëve… shkel mbi parlamentin dhe mbi kodin penal”, tha Berisha.
Berisha foli për revolta dhe protesta por ende pa një datë duke i lënë demokratët në pritje të revolucionit të shtatorit që me sa duket do shtyhet për në tetor.
Top Channel