Një oficer policie ka humbur ndjenjat sërish gjatë detyrës në funeralin e sotëm të Elisabetës në Londër, dhe u detyrua të largohej me barrelë nga vendndodhja.
Oficeri u shemb përtokë pak para se kortezhi të kalonte para tij në zonën qendrore të Mall.
Ngjarja shqetësuese dhe e pashpjeguar është e disata gjatë ditëve të funeralit, si në eventet në Skoci dhe ato në Londër.
Në rastin e sotëm mjekët i erdhën shpejt në ndihmë oficerit të sëmurë dhe e larguan me barrelë para se të kalonte kortezhi me arkivolin e mbretëreshës.
Të premten një roje mbretërore humbi ndjenjat në podiumin e arkivolit ku po qëndronte në detyre.
Ndërsa në një tjetër rast të ngjashëm disa ditë më parë një nga Rojet Harkëtare në Skoci humbi ndjenjat gjatë rojës para rezidencës mbretërore.
Ambulanca në Londër tha dje se dhjetra njerëz kishin pasur nevojë për trajtim mjekësor teksa prisnin nga disa orë për të bërë homazhet, duke shtuar se më shumë se 100 njerëz ksihin marrë trajtime të vogla.
Disa qindra para-mjekë dhe vullnetarë të ambulancave ishin sot në gatishmëri gjatë funeralit, duke dhënë ndihmë të shpejtë ose trajtim mjekësor.
Top Channel