Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla e quajti alarmant publikimin e rastit të lobimit rus në PD, duke theksuar se duhet transparencë në financimet e partive.

“Janë përpjekje e Rusisë për të dëmtuar vendet jo miqësore nga ata. Ky kërcënim qe vjen nga Rusia duhet adresuar në gjithë këto vite në emër të këtij grupi kam kërkuar marrjen e masave ndërhyrjet ligjore në kuadrin ligjor që ka të bëjë qoftë me ligjin qoftë me kodin zgjedhor. Duhet të biem të gjithë dakord që duhet më shumë transparencë që lidhet me çështjet e financimeve politike. Rasti është alarm, një zile larmi që po t’i referohemi rastit që në të gjitha vendet jo vetëm kanë ndodhur por që Shqipëria u mor si rast konkret, shuma, partia politike e financuar.

Unë ia rikujtova edhe ambasadores ditën e premte që kuvendi ka ndërmarrë disa hapa ku kemi miratuar që në vijim të rezolutës kemi miratuar edhe ne një sërë rekomandimesh që kanë të bëjnë me çështje dezinformimi dhe ndërhyrja e aktorëve të huaj me çështjet e brendshme. Në këtë kontekst duhet që të fillojmë të mendojmë se si duhet të rrisim transparencën e financimit të mediave sipas parametrave ndërkombëtare që të kuptojmë që në rast të identifikimit të burimeve, që vijnë nga financimet ruse apo aktorë jo miqësorë me Shqipërinë duhet të jemi të mbrojtur.  Është punë që duhet të bëhet me urgjencë, duhet ndërhyrë në një sërë ligjesh, jo vetëm duhen bërë por edhe zbatuar”, tha Balla.

Kujtojmë se disa ditë më parë, një zyrtar i lartë amerikan deklaroi se Rusia ka dhënë fshehurazi mbi 300 milionë dollarë për parti politike dhe kandidatë në dhjetëra vende, që nga viti 2014 dhe mes tyre ishte Shqipëria.

“Në Shqipëri, Rusia i dha rreth gjysmë milioni dollarë Partisë Demokratike në 2017 përmes kompanive fantazmë”, tha burimi i qeverisë amerikane.

Më pas ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha e mohoi këtë deklaratë duke thënë se “Partia Demokratike nuk ka marrë kurrë asnjë financim të huaj e aq më pak me burim rus.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA