Financimet ruse/ Celibashi: Sistemi i financimit të partive ka nevojë për përmirësim. Raportet do të jenë online

19/09/2022 11:43

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi deklaron se i gjithë sistemi i financimit të partive politike ka nevojë akoma për përmirësime ndërsa paralajmëron se raportimet do të jenë on line. Deklaratat Celibashi I bëri gjatë një takim për raportimin dhe publikimin e financave të partive politike.

Takimi vjen pas publikimit të raportit amerikan, për financimet ruse në partitë politike në disa vende, ku në Shqipëri përmendej PD kishe marr plot 500 mijë dollarë në 2017, kohë kur partia drejtohej nga Lulzim Basha.

“Ndryshimet e kuadrit ligjor, Kodit Zgjedhor dhe/ose ligjit për partitë politike, në thelb duhet të konsiderojnë përmirësimin e gjithë sistemit të kontrollit dhe të verifikimit real mbi atë se nga i marrin paratë partitë politike, sa para ato marrin dhe si i shpenzojnë.

Gjithashtu u dakortësuam që këto ndryshime duhet të konsiderojnë vendosjen e rregullave në lidhje me financimin edhe të ashtuquajturave “palë të treta”, apo dhe të rregullave në lidhje me pasqyrimin e fushatës zgjedhore në median digitale dhe në rrjetet sociale.

Të dhënat kryesore për raportet financiare të partive do të bëhet online. Është me rëndësi të themi që sistemi të jetë i programuar në mënyrë të tillë që të interesuarit të shkarkojnë të dhënat në formate të ndryshme.

Interesi i shumë aktorëve, por më së pari i publikut për një trasparencë më të madhe dhe në kohë reale mbi financimin e partive politike në përgjithësi dhe të fushatave të tyre zgjedhore në vecanti, ishte gjithashtu një nga konkluzionet e diskutimeve në tryezën e qershorit.”- u shpreh Celibashi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA