Sulmet gjatë natës në Iran, Izraeli përdor mbi 80 avionë luftarakë, në shënjestër infrastruktura ushtarake dhe objekte të Gardës Revolucionare
Qindra mijëra qytetarë janë mbledhur në Londër për të parë procesionin e funeralit të Mbretëreshës Elisabetë II.
Më vonë ata do të ndjekin arkëmortin e mbretëreshës të kalojë ngadalë përpara tyre përpara se të hyjë në mjediset e Kështjellës Windsor.
Maureen Smith, 70 vjeç, erdhi rreth orës 22:00 mbrëmë me vajzën e saj Debbie Costello, 42 vjeç dhe mbesën Macey.
Maureen i tha BBC-së se ajo arriti të flinte disa orë.
Ata erdhën sepse Macey donte t’ithoshte lamtumirë mbretëreshës dhe të sillte lule. E pyetur se çfarë i pëlqente te Mbretëresha, Macey tha: “Ajo ishte e bukur”.
Shumë prej qytetarëve ngritën kampin brenda natës për të siguruar një vend përgjatë rrugës.
Rowlassons. Kyre, 23 vjeç, nëna e tij Beveley, 41 vjeç dhe gjyshi Fred, 72 vjeç janë të tjerë që u larguan nga shtëpia në Birmingham dje për të siguruar një vend në rreshtin e parë.
Të tre kaluan një natë të pakëndshme në thasët e tyre të gjumit në tokë. Shumë gjumë? “As një mbyllje syri”, tha Kyre.
Për Fredin, është një ditë për të treguar respekt për Mbretëreshën. “Ajo ishte e bukur“, tha ai.
Top Channel